FATURA MESATARE E ENERGJISË PËR TETOR, 27,40 EURO

Fatura mesatare e energjisë elektrike gjatë tetorit për familjet në Mal të Zi, duke përjashtuar matësat e palexuar, ishte 27.40 euro. Gjatë këtij muaji, amvisëritë kanë konsumuar rreth 95 milionë kWh (kilovat orë) energji elektrike, që është 9,7% më shumë se konsumi i realizuar në shtator, ndërsa krahasuar me tetorin 2020, konsumi ishte më i lartë për 2,5%. Konsumin mesatar më të ulët prej 18.05 euro e shënuan amvisëritë në Zhablak, ndërsa më të lartë ato në Podgoricë, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 33.17 euro energji elektrike.

SHARE