HAPET MUNDËSIA PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHËSHME NË TUZ

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, i cili krijon kushte për bashkimin e të gjitha zgjedhjeve lokale për fund të majit të vitit të ardhshëm, hap mundësinë për zgjedhje të parakohshme në Komunën e Tuzit.  Propozimi i këtij ligji do të jetë në rend dite të seancës së Kuvendit të Malit të Zi më 12 nëntor. Ky ligj është propozuar nga kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, me shpjegimin se mbajtja e zgjedhjeve lokale në të njëjtën ditë është rekomandim i BE-së. Sipas atij propozimi, në të njëjtën ditë të pranverës së vitit të ardhshëm duhet të mbahen zgjedhjet lokale në 17 komuna, me mundësi që në Tuz, ku mandati i kuvendit lokal skadon në vitin 2023, të shkurtohet mandati dhe të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

SHARE