COVID19: 727 RASTE TË REJA, 6 VIKTIMA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 727 raste të reja me Covid19, dhe 6 viktima nga kjo sëmundje, nga mosha 56 deri në atë 94 vjeçare.  Numri më i lartë i të infektuarve  u regjistrua  në  Podgoricë 359, Nikshiq 85, Tivat 35,  ndërsa në Tuz u regjistruan 7 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 369 të infektuar. Numri total i rasteve aktive është 5,093, nga të cilët 44 në komunën e Tuzit.

SHARE