REGJISTROHEN 622 RASTE TË REJA DHE 6 VIKTIMA / VDES NJË PACIENT I MITUR

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 6 persona, kurse 622 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik i Malit të Zi. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me COVID-19 në Mal të Zi, deri më tani ka shkuar në 2.113 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 517 pacientëve. Numri aktual i të prekurve me virus është 4.564. Një pacient i mitur, i cili u sëmur gjatë rrugës për në qendrën për fëmijë të Covid-it në Tolosh, ka ndërruar jetë në atë institucion, njoftoi Qendra Shëndetësore e Podgoricës.

SHARE