Ne nuk kemi as dëshirë, as vullnet, as hapësirë për ndonjë bashkëpunim të mundshëm me ata që flasin keq për pakicat, ëndërrojnë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë dhe ëndërrojnë një “botë serbe” në territore të huaja,” ka theksuar për Pobjeda-n deputeti i koalicionit “Bashkë nji za” Fatmir Gjeka. Gjeka vuri në dukje se ka shumë arsye për të kritikuar Qeverinë, por paralajmëroi se gjëja më e rrezikshme është se ajo “luan me përcaktimet strategjike të shtetit, përpiqet të klerikalizojë shoqërinë dhe se është bërë shërbim i një bashkësie fetare”. Gjeka theksoi se Qeveria tashmë ka rënë, por nuk është e vetëdijshime për këtë.