Mali i Zi, për tre muaj gjatë këtij vitit, importoi ushqime me vlerë rreth 78 milionë euro, ndërsa eksportet ishin rreth 4 milionë euro, tregojnë të dhënat e raportit të fundit të MONSTAT-it.
Eksportet e mallrave të Malit të Zi, në tre muajt e parë arritën në 93.9 milionë euro , ndërsa importet ishin 502 milionë euro, kumtohet nga MONSTAT.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, eksporti ishte më i lartë për 14.2%, ndërsa importet ishin më të larta për 10%.
“Tregtia e jashtme e përgjithshme e Malit të Zi për periudhën janar-mars të vitit 2018, sipas të dhënave paraprake, arriti në vlerën prej 595.8 milionë euro, që tregon një rritje prej 10.6 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në kumtesën e MONSTAT.
Mbulimi i importit nga eksporti ishte 18.7% dhe është më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (18%).
Në strukturën e eksporteve sipas klasifikimit ndërkombëtar të tregtisë ndërkombëtare, kryesisht u eksportuan metale me ngjyra në vlerë prej 19 milionë eurosh, dhe hekurit dhe çeliku në vlerën prej 5.8 milionë euro.