REGJISTROHEN 475 RASTE TË REJA, 3 VIKTIMA

Në 24 orët e fundit, në Mal të Zi janë diagnostikuar 475 raste të reja pozitive të infektimit me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën tre persona, njofton ISHP. Gjatë ditës së djeshme, tre vdekje të lidhura me infeksionin SARS-CoV-2 u raportuan nga Podgorica (1), Nikshiqi (1) dhe Plevla (1). Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 833 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të COVID-19 në Mal të Zi është 4,677, 42 në komunën e Tuzit.

SHARE