ISHP: REGJISTROHEN 4 VIKTIMA, 422 RASTE TË REJA

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit, katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid 19, dhe janë regjistruar 422 raste të reja pozitive, sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin Covid-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 2,054.  Deri në orën 15:00 është raportuar shërimi i 443 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të Kovid-19 në Mal të Zi është 5,038, 55 në komunën e Tuzit.

SHARE