MALI I ZI ANËTAR I KËSHILLIT TË OKB-së PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Sipas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Mali i Zi do të jetë anëtar i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut brenda Grupit të Shteteve të Evropës Lindore (Gjenevë), në periudhën nga viti 2022 deri në 2024, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Suksesi i jashtëzakonshëm i diplomacisë malazeze është rezultat, siç theksojnë ata, të vlerave demokratike që Mali i Zi trashëgon, dhe vendosmërisë për të mbrojtur dhe përmirësuar vazhdimisht arritjet themelore siç janë të drejtat dhe liritë e njeriut në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. “Gjatë prezantimit të kandidaturës malazeze për anëtarësim në këtë organ, u prezantua një orientim i qartë i shtetit tonë në mënyrë që të gjitha politikat dhe strategjitë e tij të drejtohen drejt proceseve të reformës, dhe ngritjes së kapaciteteve demokratike dhe sigurimit të prosperitetit, mirëqenies dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët,” tha MPJ. Këto përparësi në nivelin e brendshëm, thonë ata, pasqyrojnë gjithashtu angazhimin e shtetit tonë ndaj vlerave dhe parimeve mbi të cilat bazohet rendi ndërkombëtar.

SHARE