Në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin nënshkruhet Memorandumi i bashkpunimit dhe veprimit të përbashkët në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave, dhe dhunës në familje, ndërmjet SOS telefonit për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin, Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, ISHP të Institutit të Mjekësisë Emergjente të Malit të Zi dhe Maternitetit në Ulqin. Memorandumi u nënshkrua nga drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit dr.spec. Sadije Hollaj, kryeshefes së Maternitetit Dr. spec. Zylfije Duraku , UD. i drejtorit të Institutit të Mjekësisë Emergjente të Malit të Zi Prim. Sci. Dr med. Vuk Nikoviq ,dhe drejtoreshës së SOS telefonit në Ulqin Hatixhe Nelaj. Vendosja e bashkëpunimit e përkthyer në një Memorandum Bashëkpunimi do të ndërtoj një partneritet të nevojshëm midis OJQ -ve dhe shërbimeve shëndetësore. Njoftimi i punonjësve shëndetësorë me procedurat për të punuar me viktimat e dhunës në familje në sektorin e shëndetësisë do të përmirësojë mbrojtjen e personave me përvojë dhune. Përmes takimeve multisektoriale lokale, bashkëpunimi i institucioneve shëndetësore me të gjithë sektorët përkatës do të përmirësohet. Të gjitha këto do të kontribuojnë në përmirësimin e politikave dhe praktikave publike dhe përgjegjësive të autoriteteve kompetente relevante në një qasje sensitive ndaj kujdesit shëndetësor,u shpreh pas nënshkrimit të Memorandumit ,Hatixhe Nelaj.