Në këtë takim prezent ishin Kryetari i UDSH-së, njëherë ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Qeverinë e MZ, Mehmed Zenka, kryetari i Alternativës Shqiptare, Gjergj Camaj, kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj dhe përfaqësuesi i LDnëMZ-së, së Mehmet Bardhit, Marash Dedvukaj.
Kryetari i UDSH-së dhe ministri i Pakicave Mehmet Zenka, ja prezantou ministres Kumbaro, pasurinë dhe kulturën mija vjeçare të Ulqinit, me të cilët mund të krenohen shqiptaret kudo që janë dhe problemet me të cilat ballafaqohen.
Zenka gjithashtu potencoi çështjen e nevojës së formimit të një qëndre për kulturën e shqiptarëve në përgjithësi në Mal të Zi, natyrisht me ndihmën e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Kryetari i LDSH-së, Nikollë Camaj,potencoi çështjen e Qendrës për kulturë në Tuz, e cila nuk është në favor të ruajtjes së kulturës të popullit autokton, çështjen e Muzeut të Shtjefën Ivezaj, i cili është lanë në mëshirën e fatit e në të cilin gjinden mijëra eksponate që ruajnë trashëgimisë tonë .
Camaj foli edhe për kërkesën e parashtruar nga LDSH, për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit në Tuz, në vitin Jubilar të Skënderbeut, duke potencuar se lidhur me këtë presin që ministria e kulturës së Shqipërisë në bashkëpunim me ministrinë e kulturës së Malit të Zi, të ndihmojnë dhe ti përkrahin në këtë proces.
Përfaqësuesi i LDnëMZ-së, Marash Dedvukaj, e njoftoi Kumbaro me problemet e Parkut Nacional në Liqenin e Shkodrës, ku si të punësuar nuk ka asnjë shiptarë edhe pse turistët vinë pë të parë lejlekët të cilët banojnë kryesisht në gjirin e Hotit.
Ndërsa kryetari i ASH-së, Gjergj Camaj, duke u ndërlidhë me bisedat e të tjerëve, shtoi se është e nevojshme që të gjehet një mënyrë për të shpëtuar pasurinë që gjinden në Shtëpinë Muze të Shtjefën Ivezaj dhe prezantoi subjektin e vet i cili është i kyçur në strukturat shtetërore, për të dhënë kontribut për të mirë.
Ndërkaq gjatë takimit të të ministres shqiptare Mirella Kumbaro – Furxhi dhe ministrit të kulturës së MZ, Alleksander Bogdanoviq, u vlerësua se bashkëpunimi i Shqipërisë dhe Malit të Zi , në fushën e kulturës është shëmbull në rajon.
Nga ministria e kulturës së MZ, është kumtuar se Bogdanoviq dhe Kumbaro – Furxhi, kanë biseduar edhe për hapat e mëtejshëm për të përmirësuar bashkëpunimin dhe për të forcuar lidhjet midis institucioneve kulturore të të dy vendeve.
“Ministrat kujtuan se ministria e kulturës së Malit të Zi dhe ministria e kulturës së Republikës së Shqipërisë, që nga viti 2009 kanë nënshkruar Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e kulturës, por edhe përfunduan se është e nevojshme të përcaktohen propozime konkrete për bashkëpunim në periudhën e ardhshme dyvjeçare. Një dokument I tillë do të krijohet në komunikim të drejtpërdrejtë midis përfaqësuesve të ministrive dhe institucioneve kulturore të të dy vendeve, theksuan bashkëbiseduesit, “thuhet në kumtesë.