ABAZOVIQ: KUR TA KAPËRCEJMË KORRUPSIONIN DHE KRIMIN, DO TË PAJTOHEMI

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se një luftë më e fortë kundër krimit dhe korrupsionit do të zvogëlonte ndjeshëm nacionalizmin në vendet e rajonit, duke theksuar tezën se “kur të kapërcejmë korrupsionin dhe krimin, do të pasojë pajtimi”. “Në vetëm nëntë muaj, Mali i Zi ka ndaluar kontrabandën e cigareve, e cila është konsideruar një projekt shtetëror për tridhjetë vjet. U kapen 1.4 ton kokainë, kapja më e madhe e kokainës në historinë e Ballkanit Perëndimor. Por e gjithë kjo është vetëm fillimi i punës sonë, vazhdimi i së cilës nuk është i mundur pa votën e Këshillit të ri Prokurorial dhe reformën e prokurorisë,” tha Abazoviq në samitin e Ballkanit Perëndimor në Shkup, organizuar nga gazeta e respektuar britanike The Economist. Abazoviq theksoi se çdo krizë është gjithashtu një shans i ri.

SHARE