MILLATOVIQ: INVESTITORËT TURQ JANË TË MIRËSEARDHUR NË MAL TË ZI

Mali i Zi ka financa të qëndrueshme publike, një sezon i mirë turistik ka rezultuar në rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe këtë vit ne presim rritje ekonomike prej më shumë se dhjetë përqind, tha në një intervistë për Anadolia (AA) Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi Jakov Millatoviq. Ai me 14 dhe 15 tetor do të bëjë një vizitë zyrtare në Turqi, ku do t’u tregojë investitorëve turq se ata janë të mirëpritur në Mal të Zi. “Turqia është një partner i rëndësishëm ekonomik i Malit të Zi. Gjatë vizitës, unë do të takohem me Ministrat e Tregtisë së Jashtme Turke, Ministrin e Industrisë, Turizmit dhe me shumë mundësi Ministrin e Rinisë dhe Sporteve të Turqisë, i cili kryeson një komision të përbashkët të krijuar për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike midiq Turqisë dhe Malit të Zi. “Do të kem mundësinë të flas me biznesmenët turq, gjatë një vizite të organizuar nga DEIK, një klub biznesi turk, ku do të prezantoj të gjitha mundësitë e investimit, logjikën e re të biznesit dhe potencialin që Mali i Zi ka në të vërtetë kur ka të bëjë për të ardhmen e të gjithë investitorëve turq, të cilët janë më se të mirëpritur në Malin e Zi,” tha Millatoviq.

SHARE