Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 448 raste të reja me Covid19, dhe 8 viktima nga kjo sëmundje, njëra në moshën vetëm 19 vjeçare. Kjo është viktima më e re e regjistruar deri tani në Mal të Zi. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin Covid-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 2,000. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 517 pacientëve. Numri më i lartë i të infektuarve u regjistrua në Podgoricë 145, ndërsa në Tuz janë regjistruar 13 raste të reja. Numri total i rasteve aktive është 5249, nga të cilët 64 në komunën e Tuzit.