391 RASTE TË REJA, 8 VIKTIMA

Në Malin e Zi, tetë persona të tjerë vdiqën nga pasojat e lidhura me virusin korona. Gjithsej 391 raste të reja pozitive të infeksionit u diagnostikuan dje, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,980. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 414 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të COVID-19 në Mal të Zi është 5,613, 49 në komunën e Tuzit.

SHARE