COVID19: 444 RASTE TË REJA, 7 VIKTIMA

Gjatë 24 orëve të fundit 7 pacientë e kanë humbur betejën me virusin Covid 19 dhe në të njëjtën kohë janë regjistruar edhe 444 raste të reja të infektimit, është njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve prej fillimit të pandemisë është 1972. Deri sot në ora 15 është konfirmuar edhe shërimi i 469 pacientëve. Aktualisht në Mal të Zi të prekur me koronavirus janë 5644 persona.

SHARE