KRIVOKAPIQ NESËR TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E SHUMICËS PARLAMENTARE

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq do të mbajë një takim me udhëheqësit e shumicës parlamentare nesër, njoftoi kreu i Malit të Zi të Bashkuar Goran Danilloviq në programin e mëngjesit të TVMZ. Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 12. “Unë pres që pas raundit të parë të bisedimeve, ku u takuam individualisht, se takimi i nesërm do të sjellë shumë më tepër informacion të ri dhe se kryeministri do të na prezantojë me idenë dhe planin e tij,” tha Danilloviq. Ai shpreson për një marrëveshje.”Më duket se ne të gjithë, në kushte të vogla apo të mëdha, e kemi pranuar rindërtimin, se kjo është mënyra më e mirë,” tha Danilloviq. Ai theksoi se negociatat nuk janë të lehta.

SHARE