AUSTRIA DËRGON POLICË DHE DRONË NË MAL TË ZI: DO MBROJMË KUFIRIN

Austria do të dërgojë policë dhe katër dronë në Malin e Zi për të ndihmuar policinë vendase te monitorojë kufirin. marrëveshja u arrit gjatë takimit të ministrit të brendshëm austriak, Karl Nehamer, me homologun malazez Sergej Sekulloviq, gjatë një vizite në Podgoricë. Për Malin e Zi, kjo ujdi konsiderohet e rëndësishme pasi Frontex nuk ka mandat veprimi në atë rajon. Më herët, gjatë takimit të tij me kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti malazez Millo Gjukanoviq përsëriti se qëndrueshmëria e Ballkanit Perëndimor është duke u cenuar nga provokimet e ndryshme. “Ne jetojmë në një kohë kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik, falë ofensivës së interesave gjeopolitike të ndryshme që janë kundër sistemit të vlerave europiane. Interesi i këtyre ndikimeve është pengimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Unë tregova vendosmërinë tonë për të arritur vlerat europiane”, tha Gjukanoviq.

SHARE