LUBJANA NË UJË, RESHJET E SHIUT TË RRËMBYESHËM “PARALIZOJNË” GJITHÇKA NË SLLOVENI

Moti i ligë ka goditur mbrëmë Slloveninë, ku pas reshjeve të mëdha të shiut të rrëmbyeshëm mbi 500 ndërtesa janë mbuluar nga uji në Lubjanë. Ekipet kujdestare kanë pranuar mbi 2.700 telefonata nga qytetarët, për përmbytje në zona të ndryshme të kryeqytetit slloven. Madje edhe rrugët janë mbuluar nga uji si dhe garazhet nëntokësore. Një sërë veturash janë shkatërruar, e ka pasur edhe prej atyre që kanë ngecur brenda tyre si rezultat i nivelit të madh të ujit. Problemi u shkaktua kur brenda një periudhe të shkurtër pati reshje të mëdha të shiut. Në Lubjanë ka rënë 88 litra për metër katrorë, që sipas përllogaritjeve është diçka që ndodh një herë në 250 vite. Sipas meteorologut slloven Rok Nosan, në disa pjesë për pak orë ka rënë shi që për atë sasi do të nevojitej të kishte dy muaj reshje shiu. 

SHARE