SHQEKIQ, ZGJIDHET KRYETAR I KOMUNËS BERANE

Këshilltarët e Kuvendit komunal të Beranes, në seancën e sotme zgjodhën përfaqësuesin e koalicionit “Berane e shëndoshë”, Dragollsav Shqekiq, për kryetar të komunës.

Duke ju drejtuar këshilltarëve, kryetar i ri dhe i vjetër i kësaj komunë tha se në periudhën e ardhshme prioritet i tij do të jetë zhvillimi ekonomik i komunës. Për këtë, siç tha Shqekiq, ai pret si edhe deri tani, mbështetjen e Qeverisë, pasiqë me bashkëpunimin e përbashkët, do ta ndërtojnë një Beranë më moderne dhe ekonomikisht më të fortë.

Në seancën e kaluar konstituive, për kryetar të Kuvendit të kësaj komunë ishte zgjedhur Novica Obradoviq, nga radhët e Malit të Zi Demokratik.

Shumicën  e re, në parlamentin lokal të Beranës e përbëjnë 18 këshilltarë të koalicionit “Berane e shëndoshë” dhe të Demokratëve, ndërsa në opozitë mbetën 17 këshilltarët e koalicionit të përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Boshnjake dhe Social Demokratët.

 

 

 

SHARE