INSTITUTI: 419 RASTE TË REJA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 419 raste të reja me Covid-19, kanë njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Gjatë kësaj kohe 5 persona e kanë humbur jetën nga mosha 61 deri në atë 84 vjeçare. Numri më i lartë i të infektuarve  u regjistrua  në Podgoricë 162, Nikshiq 57, Budva 26, ndërsa në Tuz u regjistruan 3 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 566 të infektuar. Numri total i rasteve aktive është 7,952, nga të cilët 132 në komunën e Tuzit.

SHARE