VAKSINAT E GRIPIT SEZONAL NË FUND TË TETORIT

Procedura e prokurimit për 27.180 doza të vaksinave kundër gripit sezonal ka përfunduar, dhe kontrata e dorëzimit me vlerë 236.194.20 euro do të nënshkruhet nga Institucioni Shëndetësor i Farmacisë malazeze me kompaninë Farmalab nga Podgorica në ditët në vijim. Dorëzimi i vaksinave pritet në fund të tetorit, theksuan nga Montefarm. Montefarm, siç thonë ata, ka përfunduar procedurën e prokurimit për vaksinën e gripit sezonal në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik. Nga ky institucion shëndetësor, theksojnë se para shpërndarjes së vaksinave, është e nevojshme të merret një leje për qarkullimin e tyre.

SHARE