KËSHILLI KUSHTETUES SOT PËR SHKARKIMIN E GJUKANOVIQ

Këshilli kushtetues ka shqyrtuar sot propozimin për inicimin e procedurës për verifikimin nëse presidenti Millo Gjukanoviq e ka shkelur kushtetutën e Malit të Zi. Këshilli Kushtetues i Parlamentit mbështeti propozimin për fillimin e procedurave për të përcaktuar nëse Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq shkeli Kushtetutën. Nisma po ashtu duhet të kalojë në Kuvend, dhe vendimi për ekzistencën ose mosekzistimin e shkeljes së Kushtetutës merret nga Gjykata Kushtetuese. Presidenti i Malit të Zi mund të shkarkohet nga Parlamenti kur Gjykata Kushtetuese konstaton se ai ka shkelur Kushtetutën,” thuhet në Kushtetutë. Nisma u miratua me shtatë vota të deputetëve të qeverisë, ndërsa gjashtë deputetë të opozitës ishin kundër.

SHARE