ZËVENDËSKRYEMINISTRI ABAZOVIQ FILLOI VIZITËN TREDITORE NË TURQI

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq filloi vizitën treditore në Republikën e Turqisë, me ftesën e ministrit të punëve të brendshme Sulejman Sojluj. Në fillim të vizitës tre-ditore në Republikën e Turqisë, Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq vendosi kurorë me rojën nderi të Ushtrisë së Republikës së Turqisë në mauzoleumin Anktabir, kushtuar themeluesi i shtetit modern turk Mustafa Kemal Ataturk në Ankara. “Misioni ynë është të punojmë për përparimin, paqen dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimin me të gjithë partnerët. Ne duam të marrim mbështetje nga Turqia, si një aleate e NATO-s, në fushën e sigurisë. Mali i Zi dëshiron të forcojë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor,” tha zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq në një takim me komandantin e Xhandarmërisë Turke, Arif Qetin. Sipas Zyrës së Zëvendëskryeministrit, Qetin theksoi se Turqia dhe Mali i Zi trashëgojnë marrëdhënie miqësore, “duke ofruar mbështetje të plotë për Abazoviq në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe shtoi se institucioni që ai drejton sinqerisht dëshiron të ndihmojë Malin e Zi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

SHARE