ME RASTIN E SHËNIMIT TË 30-VJETORIT TË SHPALLJES SË MALIT TE ZI SHTET EKOLOGJIK, SOT KOMUNËN E TUZIT E VIZITUAN BUGARIN DHE GAZDIQ

Me rastin e shënimit të 30-vjetorit të shpalljes së Malit te Zi shtet ekologjik, sot komunën e Tuzit e kanë vizituar, Dushan Bugarin, Drejtor gjeneral i Drejtorisë për ekologji brenda Ministrisë së ekologjisë, planifikimit hapësinor dhe urbanizmit, si dhe Milan Gazdiq, Drejtor i Agjensionit për mbrojtje të mjedisit, të cilët u pritën nga Marash Dukaj. Përveç mbrojtjes së mjedisit, u diskutua edhe mbi çështjen e objekteve të përkohshme në komunën e Tuzit, që pritet shpejt të marrin përgjigje pozitive nga angjecioni relevat. Në takim ndër të tjera, palët u dakorduan që në të ardhmen edhe më shumë do të punojnë bashkërisht për mbrojtjen e mjedisit në komunën e Tuzit. Po ashtu, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet komunës së Tuzit dhe SHPK „Komunalno/Komunale”, institucionet relevante, pra Agjensioni për mbrojtën e mjedisit dhe Ministria e ekologjisë, planifikimit hapësinor dhe urbanizmit, mbështeten kërkesën e komunës për pastrimin e disa deponive të egra në komunën e Tuzit. Me këtë rast, komuna e Tuzit falënderoi këto institucione për mbështetje.

SHARE