SHËNOHEN 10 VIKTIMA, 643 RASTE TË REJA

Në 24 orët e fundit, 643 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Mal të Zi, si dhe në të njëjtën periudhë, dhjetë persona të tjerë vdiqën nga pasojat e shkaktuara nga koronavirusi, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Raportohet se të vdekurit ishin nga: Podgorica (3), Ulqini (2), Nikshiqi (1), Rozhaja (1), Kotorri (1), Bijello Pole (1) dhe Tivari (1). Rastet e reja sipas komunave: Podgoricë 232, Plevle 53, Nikshiq 45, Budva 41, Tivar 38, Berane 32, Danillovgrad 29, Bijello Pole 28, Kotorr 26, Herceg Novi 19, Rozhaj 18, Ulqin 15, Tuz 15, Kolashin 15, Tivat 10, Cetinë 7, Andrijevicë 5, Zhablak 5, Mojkovc 4, Plav 2, Shavnik 2, Petnicë 1 dhe Pluzhine 1. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të Covid-19 në Mal të Zi është 7,959, 148 në komunën e Tuzit.

SHARE