VENDIMI I QEVERISË SË MALIT TË ZI: MANASTIRI I CETINJES NË DUART E SHTETIT -NUK KA TJETËRSIM

Qeveria e Malit të Zi ka urdhëruar Administratën për Kadastër dhe Pronë Shtetërore që të zbatojë vendimin e marrë në vitin 2005 pa vonesë dhe Manastiri i Cetinjes të futet në listën e pasurive të paluajtshme shtetërore.  Qeveria e Malit të Zi mori një vendim të tillë një ditë para seancës së Asamblesë së Kryeqytetit të Cetinjes, në të cilën është planifikuar të diskutohet nisma e qytetarëve për “kthimin e manastirit në duart e Kishës Ortodokse Malazeze”. Kështu, Administrata për Kadastër dhe Pronën Shtetërore ka vepruar tashmë sipas vendimit të Qeverisë dhe ka regjistruar ndalimin e tjetërsimit në të gjitha ndërtesat dhe parcelat e përdorura nga manastiri. Përveç ndasive brenda përkrahësve të Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj të Malit të Zi, ceremonia ka nxitur përplasje edhe mes udhëheqësve shtetëror. Kuvendi i Kryeqytetit përfundoi debatin mbi nismën civile për transferimin e të drejtave pronësore të Manastirit të Cetinjes nga Kryeqyteti në Kishën Ortodokse Malazeze. Këshilltarët e PSD, SD dhe Lëvizjes Qytetare URA kanë njoftuar se do të mbështesin nismën.  Kuvendi i Kryeqytetit do të votojë mbi përfundimet e dakorduara të Premten.

SHARE