Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, mori vendimin për të thirrur zgjedhje për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Mojkovcit, Petnicës dhe Cetinjes. Siç njoftohet nga zyra e presidentit Gjukanoviq, zgjedhjet do të mbahen më 5 dhjetor. Vendimi u mor në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi dhe Ligjin për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve. “Ky vendim hyn në fuqi ditën e miratimit të tij dhe botohet në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi “ dhe në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi – rregulloret komunale”. Vitin e ardhshëm, zgjedhjet lokale duhet të mbahen në Ulqin dhe Berane, ndërsa në pranverë edhe në 12 komuna të tjera.