ASKUSH NUK ËSHTË MË I FORTË SE SHTETI DHE SISTEMI LIGJOR

Askush nuk është më i fortë se shteti, dhe dispozitat e sistemit ligjor duhet të zbatohen për të gjithë pa përjashtim, u theksua nga takimi i Kryeministrit të Malit të Zi Zdravko Krivokapiq me përfaqësuesit e shumicës parlamentare.  Siç u njoftua nga Qeveria, në takim u diskutuan ngjarjet aktuale në vend. “Në takim u konstatua se kanë një qëndrim të unifikuar për domosdoshmërinë e qetësimit të situatës aktuale politike në lidhje me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi. Një mesazh unik u dërgua nga takimi se askush nuk është më i fortë se shteti dhe se dispozitat e sistemit ligjor duhet të zbatohen për të gjithë pa përjashtim,” thuhet në njoftimin e Qeverisë. Një deklaratë e përbashkët të Kryeministrit dhe përfaqësuesve të shumicës parlamentare theksohet se “kush nuk është gati të këmbëngulë në atë rrugë nuk është as i denjë për besimin që na është dhënë nga qytetarët më 30 gusht 2020.”

SHARE