Pejanoviq Gjurishiqi është kandidat për Ambasadore të Malit të Zi, si shefe e Misionit të Përhershëm të këtij shteti pranë Kombeve të Bashkuara, në bazë rezidente, me seli në New York.
Për këtë propozim nesër do të japin mëndim anëtarët e Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe emigrantë.
Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, presidenti i Malit të Zi, i emëron ambasadorët në bazë të propozimit të Qeverisë së Malit të Zi dhe mendimit të Komisionit kompetent parlamentar. Ish ministrja e mbrojtjes së Malit të Zi, ishte ambasadore dy herë.
Të parën herë ishte ambasadore e bashkimit shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi në Belgjikë dhe Luksemburg, ndërsa pas fitimit të pavarësisë së MZ, ajo u emërua ambasadore e MZ, në Francë.
Në biografinë e saj thuhet se Pejnoviq-Gjurishiq, flet rrjedhshëm gjuhën franceze, italiane dhe atë angleze.