GJELOSHAJ: KËNDIMET NË MANASTIRIN E CETINËS MUND TË KONSIDEROHEN SI THIRRJE PËR LUFTË

Kryetari i komunës së Tuzit dhe njëherësh kryetar i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha që fakti që priftërinjtë, gjatë kurorëzimit të Mitropolitit Joanikije në Manastirin e Cetinës, kënduan vargjet: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë …”, mund të konsiderohet në kontekstin e thirrjeve për luftë.  Gjeloshaj beson se ka vend që prokuroria të veprojë. “Kur shoh shpërthime të tilla nga disa priftërinj të Kishës Ortodokse Serbe, fillimisht më vjen keq për ata njerëz. Edhe sot, megjithatë, unë dërgoj një mesazh bashkëjetese, respekti dhe dialogu.  Unë e shoh këtë si një keqpërdorim të fesë, sepse nuk është më politikë, Kosova është një shtet i pavarur.  Për mua është e pakuptueshme që dikush nga kisha t’i bëj thirrje ushtrisë, që do të thotë se po bën thirrje për luftë.  Mendoj se ka elemente që prokuroria të shqyrtohet,” tha Gjeloshaj. Ai shtoi se do të ishte i lumtur nëse mitropoliti i ri do të distancohet nga njerëzit e tillë. “Sinqerisht më vjen keq për ata njerëz dhe do të isha i kënaqur nëse mitropoliti i ri të distancohej nga njerëz të tillë dhe, në një farë mënyre, të largohej nga manastiri, sepse nëse dikush ka mundësinë të thërrasë për luftë nga ndërtesat fetare, kjo nuk eshte e mire.  Kjo i bën dëm të madh vetë kishës,” thekson Gjeloshaj. 

SHARE