NË TREJUMORSHIN E PARË PAPUNËSIA 19.4%

Në Mal të Zi në tremujorshin e parë të vitit kanë qenë të papunësuar 46.200 persona të popullsisë aktive, apo 19.4%, tregojnë të dhënat e Monstat. Nga ky institucion theksuan se për shkak të ndryshimit të metodologjisë së llogaritjes, këto të dhëna nuk mund të krahasohen me periudhat e njëjta të viteve të kaluara. Nga ky numër, 64.1% janë me arsimim të mesëm, 20.1% me arsimim të lartë, kurse 15.8% me arsimim fillor. Mbi dy të tretat e të gjithë të punësuarve në Mal të Zi janë në sektorin e shërbimeve, 76.2%, pastaj në industri dhe ndërtimtari 18%, kurse 5.8% janë të punësuar në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkatarisë.

SHARE