NË CETINË U MBAJT SHUGURIMI I MITROPOLITIT JOANIKIJE

Të dielën, në Cetinë mes tensioneve dhe protestave është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije dhe Patriarku Porfirije kanë arritur përmes helikopterit në qytetin e Cetinjës, pasi protestuesit që kundërshtojnë shugurimin e Joanikijes kanë bllokuar rrugën në hyrje të qytetit duke vendosur barrikada. Kundërshtimet për mbajtjen e ceremonisë së shugurimit janë shfaqur disa javë më parë mirëpo më 4 shtator protestuesit filluan të dalin në rrugët e Cetinjës si dhe të vendosin barrikada. Forca të shumta të sigurisë të vendosura në qytet, përdorën edhe dhe gazlotjesll për të shpërndarë protestuesit. Zëvendësdrejtori i policisë në Mal të Zi, Dragan Goroviç, tha për mediat se 20 pjesëtarë të policisë janë plagosur, ndërsa një klinikë shtetërore në Cetinje tha se rreth 30 civilë kërkuan ndihmë mjekësore. Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq i cilësoi sulmet ndaj policisë si terrorizëm. Ai fajësoi Partinë Demokratike të Socialistëve të presidentit Millo Gjukanoviq për organizimin e protestave.

SHARE