SOT U SHËNUA 1 SHTATORI – DITA E KOMUNËS SË TUZIT

Sot në Malësi u shënua 1 shtatori – Dita e Komunës së Tuzit. Në kuadër të Ditës së Komunës, u zhvilluan disa aktivitete si: hapja e rrugës së Rakiqit dhe ndarja e mirënjohjeve vullnetarëve në shënjë vlerësimi dhe respekti për kontributin e dhënë në kohën e karantinës. Kryetari i komunës së Tuzit, me këtë rast theksoi se angazhimi dhe përkushtimi që vullnetarët kanë treguar për të ndihmuar Komunën dhe komunitetin gjatë karantinës është diçka për të cilën Komuna e Tuzit do t’u jetë përherë mirënjohës. Po ashtu, në ceremoninë të organizuar nga Komuna e Tuzit, në mënyrë tradicionale u bë edhe ndarja e çmimit të komunës – ” 1 shtatori – Dita e komunës së Tuzit” për vitin 2021.
Përfituesit e këtij çmimi ishin:

  1. Fran Camaj – Për kontributin në fushën e arsimit, të gazetarisë e letërsisë si dhe veprimtarisë shoqërore të gjithanshme në dobi të Malësisë, shqiptarëve në Malin e Zi dhe kulturës kombëtare;
  2. Smail Maliq Çunmulaj – Për veprimtari shoqërore, politike dhe ekonomike në të mirën e Malësisë;
  3. Zef Dedvukaj – Për veprimtari humanitare;

Juria për ndarjen e Çmimit të Komunës „1 Shtatori – Dita e Komunës” për vitin 2021, e emëruar nga kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ishin: Dr Prenk Ivezaj – kryetar, Dr Omer Axhoviq, Nikollë Berishaj, Musa Gjoka dhe prof.dr. David Kalaj, anëtarë.

SHARE