GJUKANOVIQ: RESPEKT PËR KONTRIBUTIN NË ZHVILLIMIN E DEMOKRACISË MULTIETNIKE

Kjo është një mundësi për të shprehur edhe një herë respektin tonë për kontributin që japin vazhdimisht Tuzi dhe Malësia në zhvillimin e demokracisë multietnike në Mal të Zi, duke ruajtur harmoninë ndëretnike dhe duke ushqyer diversitetin, të cilat kanë qenë gjithmonë forca më e madhe e vendit tonë, tha Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, me rastin e Ditës së Komunës së Tuzit. Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dërgoi urime me rastin e 1 Shtatorit – Ditës së Komunës së Tuzit, Kryetarit të Komunës Nik Gjeloshaj, Kryetarit të Kuvendit Komunal Fadil Kajoshaj, këshilltarëve dhe të gjithë qytetarëve të Tuzit me dëshirat më të mira në vazhdimin e punës së suksesshime. “Uniteti dhe solidariteti që kemi treguar në luftën kundër pandemisë mbetet shenja më e mirë për tejkalimin e të gjitha sfidave me të cilat përballemi, përfshirë pasojat e pandemisë në vazhdim, veçanërisht në aspektin e rimëkëmbjes socio-ekonomike,” tha Gjukanoviq. Siç vuri në dukje ai, përgjegjësia e autoriteteve lokale dhe disiplina që qytetarët e Tuzit kanë demonstruar që nga fillimi i pandemisë, ende mund të jetë një shembull për komunitetet e tjera lokale në Mal të Zi. “Unë jam i bindur se, që si deri tani, udhëheqja komunale do të ketë një qëndrim proaktiv ndaj valorizimit të potencialeve në dispozicion në mënyrë që të zhvillojë ekonominë lokale, të kthehet në ritmet e mëparshme të rritjes dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve,” përfundoi Gjukanoviq në mesazhin e tij urues.

SHARE