BOJANIQ: NUK DUA TË JEM PJESË E NDONJË SUBJEKTI POLITIK, JAM I GATSHËM  PËR TË NDIHMUAR  OPOZITËS

Kandidati presidencial Mlladen Bojaniq, tha se nuk do të bashkohet me partitë politike, por as  nuk do të formoi partinë e vet politike. Ai theksoi se është i gatshëm  të mbështesë opozitën  me qellim që të vihet deri te ndërrimi i Qeverisë.

Ai tha se është krenar me rezultatin e zgjedhjeve. “Në këto kushte, për mua 111.711 vota janë shumë, sepse këto vota i ndjejë si vota të pastërta dhe të sinqerta”,  deklaroi Bojaniq. Ai shtoi se gjatë fushatës ishte i sinqertë dhe foli për atë që ai mendon dhe që mund ta bëjë.

“Për fat të keq, këtë e njohi vetëm  një e treta e qytetarëve” tha Bojaniq, por shtoi se kjo është një bazë e mirë për disa zgjedhje të ardhshme.

“Do të gjej mënyrën që nga një e treta e përkrahësve, që kam pasur në këto zgjedhje, në ndonjërën  nga zgjedhjet e ardhshme të jenë dy të tretat. Unë do të dërgoj një mesazh optimizmi se kjo mund të jetë një mënyrë e re e drejtimit të politikës dhe unë jam  i gatshëm të vazhdoj këtë luftë dhe në një moment të gjithë ne të festojmë “, deklaroi Bojaniq.

Ai beson se opozita nga këto zgjedhje do të nxjerrë një mesazh dhe do të vazhdoi luftën.

“Unë jam i gatshëm t’i ndihmoj në këtë luftë, jo të bëhem anëtar i ndonjë partie, as të krijoj partinë time, por të jem dikush që ka kontakte dhe mund të ndihmojë në bashkëpunimin e opozitës”, tha Bojaniq.

Ai tregoi se vendimi tij ishte që në tubimet promovuese mos të flasin liderët e partive të cilat e kishin mbështetur.

Ai deklaroi se nuk do të bëj ankesë në Komisionin Komunal zgjedhor për rezultatet e zgjedhjeve, por do të bëj ankesë në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve.

“Unë do të nxjerr në pah të gjitha parregullsitë që kanë qenë, unë dua të lë gjurmë me shkrim se si Gjukanoviq i fitoi zgjedhjet” , tha Bojaniq, ndërsa  thirrjen e Millo Gjukanoviq për bashkëpunim u quajti si të pasinqertë.

 

SHARE