OBSH-ja PO MONITORON NJË VARIANT TË RI TË KORONAVIRUSIT

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se po monitoron një variant të ri të koronavirusit të njohur si “Mu”, i cili u identifikua për herë të parë në Kolumbi në muajin janar. Ky variant që mban emrin shkencor B.1.621, është klasifikuar si një “variant me interes”, tha organizata. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA e përcaktojn një “variant me interes” nëse të dhënat gjenetike të virusit ndikojnë në transmetimin, diagnostikimin, terapinë ose përgjigjen imunitare. OBSH-ja tha se duhet më shumë studime për të ditur më shumë për këtë variant, por sipas zyrtarëve shëndetësor ai ka mutacione që tregojnë për një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.

SHARE