Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar orarin e paraqitjes së kërkesave për ndihmë shtesë për fëmijët, i cili do të filloj nga 1 shtatori. Aplikimet për ndihmë shtesë për fëmijët do të zgjasin deri në fund të shtatorit. Qytetarët regjistrohen në Qendrat për Punë Sociale në vendet e banimit. Në Qendrën për Punë Sociale Podgoricë, aplikimet do të pranohen në dy sportele – në ndërtesën kryesore të Qendrës për Punë Sociale në Rrugën IV Proleterske 18 dhe në rrugën Mitra Bakiqa Nr. 126. Njësitë rajonale në Gollubovc dhe Tuz do të marrin kërkesa në zyrat e tyre, sipas vendbanimit të shfrytëzuesve.
Në Podgoricë:
– Nga 1 shtatori deri më 8 shtator 2021, kërkesat do të merren sipas rendit alfabetik të mbiemrave (nga A në I);
– Nga 08 shtatori deri më 15 shtator 2021, kërkesat do të merren sipas rendit alfabetik të mbiemrave (nga J në R);
– Nga 15 shtatori deri më 22 shtator 2021, kërkesat do të merren sipas rendit alfabetik të mbiemrave (nga S në SH).
Për komunat tjera në Mal të Zi, rendi i paraqitjes për kërkesë të ndihmës shtesë për fëmijët mund të shikoni në webfaqen e Qeverisë së Malit të Zi.