VIZITË PUNIMEVE TË ZBATUARA NGA PILOT PROJEKTI LEC

Sot në Shkollën e mesme të përzier – „25. Maji” në Tuz, kryetari i Komunës së Tuzit – Nik Gjeloshaj, Konsulli në Ambasaden e Republikës së Shqiperisë në Mal të Zi – Adi Hoxha, Drejtoresha e Drejtorisë për Arsimin e mesëm – Marija Lalatoviq, si dhe Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Arsimin e anëtarëve të popujve pakicë dhe komuniteteve kombëtare -Safet Kalaç, vizituan punimet e zbatuara nga Pilot projekti LEC. Ata u pritën nga drejtori i kësaj shkolle – Z. Lindon Gjelaj, i cili i njoftoj me lokacionet ku janë kryer këto punime, si dhe punë të tjera të kryera në këtë institucion arsimor ditët e fundit, e të cilat i kanë dhënë pamje tjetër këtij institucioni. Komunitetet e qëndrueshme të energjisë lokale (LEC) është një projekt ndërkufitar i miratuar për financim përmes Programit të bashkëpunimit ndërkufitar – Interreg IPA Itali – Shqipëri – Mali i Zi 2014-2020, i cili u zbatua nga Komuna e Tuzit në partneritet me Komunën Mirabello, Confidustria Bari e Braletta nga Italia si dhe Bashkinë e Tiranës nga Shqipëria. Buxheti i komunës në projektin LEC – Komunitetet e qëndrueshme të energjisë lokale është 192.495,59 euro. Gjithashtu, si pjesë e projektit është i planifikuar pilot projekt në të cilin pajisjet e vjetra dhe të shkatërruara prej druri, në Shkollën e përzierë të mesme „25. Maji” në Tuz, u zëvendësuan me zdrukthëtari alumini. Po ashtu, janë siguruar edhe instalimi i pajisjeve PVC gjashtëkëndore me përforcime çeliku dhe xhami, izolues termik me qëllim të arritjes së efikasitetit më të mirë të energjisë. Rreth 50.000,00euro janë ndarë për këtë projekt pilot në buxhetin e projektit.

SHARE