KE: NEVOJITEN PËRPJEKJE SHTESË PËR TË KAPËRCYER SFIDAT

Mali i Zi ka bërë disa përparime në aspektin e kritereve ekonomike, por  i nevojiten përpjekje shtesë për të kapërcyer sfidat e vazhdueshme, veçanërisht  në nivelin e lartë të borxhit publik, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian .

“Sa i përket kritereve ekonomike, Mali i Zi ka bërë një farë progresi dhe është përgatitur mesatarisht në zhvillimin funksional të tregut të ekonomisë”, vlerësohet në Raportin e progresit. Nga Komisioni Evropian vlerësuan se stabiliteti makroekonomik dhe ai fiskal janë forcuar, por nevojiten përpjekje shtesë për të kapërcyer sfidat e vazhdueshme, në veçanti  në nivelin e lartë të borxhit publik.
“Ekonomia po rritet vazhdimisht që nga viti 2013 në kushtet e inflacionit të ulët apo atij mesatar”, shtohet në Raport. p

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogerini, ka thënë se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe se në të ardhmen  do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ajo vlerësoi se nga të gjitha vendet kandidate  Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë përparimin më të madh  në procesin e integrimeve.

SHARE