NGA MESNATA BENZINA DO TË KUSHTOJ MË LIRË

Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lirë me dy cent nga mesnata, ndërsa çmimi i Eurodiesel nuk do të ndryshojë, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Në 15 ditët e ardhshme, çmimi i Eurosuper 95 do të jetë 1 euro e 36 cent ndërsa Eurosuper 98 do të kushtoj 1 euro e 39 cent. Çmimi i Eurodiesel dhe naftës për ngrohje do të mbetet i pandryshuar në përkatësisht 1 euro e 19 cent dhe 1 euro e 17 cent. Ndryshimet e fundit të karburantit ishin më 17 gusht, kur Eurouper 98, Eurodiesel dhe nafta për ngrohje ranë për një cent. Sipas dispozitave të Dekretit për mënyrën e formimit të çmimeve maksimale me pakicë të produkteve të naftës, llogaritja tjetër do të bëhet më 13 shtator, dhe çdo vlerë e ndryshuar e produkteve të naftës do të jetë e vlefshme nga 14 shtatori.

SHARE