GJUKANOVIQ DËNOI ASHPËR SULMET TERRORISTE NË KABUL

Presidenti Milo Gjukanoviq dënoi sulmet e tmerrshme terroriste të djeshme në aeroportin në Kabul, në të cilat u vranë dhjetëra civilë dhe ushtarë, përfshirë anëtarët e forcave të armatosura të ushtrisë aleate të SHBA. “Në kushtet e sfidave komplekse për sigurinë e Afganistanit dhe sigurinë e jetës së qytetarëve të tij, ndryshimet që kanë ndodhur nuk duhet të çojnë në hapjen e hapësirës për spirale të reja dhune, ekstremistë dhe veprimet e tyre të pakuptimta,” shkroi Gjukanoviq në Twitter. Ai deklaroi se shtypja dhe lufta kundër terrorizmit kërkojnë bashkëpunim dhe përgjegjësi të pakushtëzuar dhe mbeten një përparësi për Malin e Zi dhe aleatët tanë.

SHARE