Nuk ka ushtri të huaj në territorin e Malit të Zi, as nuk do të ketë kurrë, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Ai u bëri thirrje qytetarëve, siç tha ai, të mos bien pre e propagandës së përditshme, e cila synon prishjen e marrëdhënieve ndëretnike në Mal të Zi. Abazoviq thotë se me siguri do të ketë gjithnjë e më shumë tekste të tilla në media në ditët në vijim. “Le të bëjmë gjithçka së bashku për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të ndjekur rrugën e përparimit dhe të ardhmen evropiane të Malit të Zi! Ne jemi këtu për të garantuar paqen dhe stabilitetin dhe respektimin e plotë të ligjeve dhe Kushtetutës së Malit të Zi,” tha Abazoviq në një video deklaratë. Më herët sot, Abazoviq vizitoi gjithashtu ANB, ku bisedoi me drejtorin Dejan Vukshiq dhe bashkëpunëtorët e tij.”Agjencia e Sigurisë Kombëtare po mbron plotësisht interesat kombëtare të Malit të Zi dhe ka mbështetjen aktive të Qeverisë për të gjitha aktivitetet e saj,” tha Zëvendëskryeministri i Malit të Zi.