SPAJIQ: NDIHMË SHTESË PËR 45,000 FËMIJË, INVESTIMI MË I MIRË

Rreth 45,000 fëmijë do të kenë të drejtën e ndihmës shtesë për fëmijë, dhe rreth 17.6 milion euro do të ndahen nga buxheti për atë qëllim, i cili është një nga investimet më të mira, shkroi Ministri i Financave Millojko Spajiq në Twitter. Ai kujtoi se aplikimet për ndihmat shtessë të fëmijëve fillojnë në shtator. “Unë jam veçanërisht i kënaqur kur kemi një lajm të mirë për fëmijët – ndihmë shtesë për fëmijë dhe për libra shkollorë falas për më të vegjëlit! Kjo u bë e mundur në vitin e parë të kësaj qeverie dhe është vetëm hapi i parë në rrugën drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për të mbështetur familjet,” shkruan Spajiq në Twitter. Ai gjithashtu thotë se mbështetja e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Mal të Zi është e rëndësishme dhe i falënderoi ata për njohjen e rëndësisë së projektit, përmes informatorëve në mënyrë që të lehtësohet procesi i aplikimit për prindërit dhe kujdestarët.

SHARE