Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, në zgjedhjet e djeshme presidenciale në MZ, ka fituar 53.8 të votave, ka bërë të ditur Qendra për Monitorim dhe Kërkim ( Cemi).
Sipas këtyre rezultateve presidenti i ri i Malit të Zi, do të jetë Millo Gjukanoviq.
Kundërkandidati kryesor i Gjukanoviq ishte biznesmeni, Mlladen Bojaniq, i cili ishte mbështetur nga shumica e partive opozitar. Bojaniq në këto zgjedhje fitoi 34.1 përqind, të votave kumtuan nga Cemi.
Kandidatja e Partisë Social Demokratike, Draginja Vuksanoviq, fitoi mbështetjen e 8.2 %, të qytetarëve.
Kandidati i Malit të Zit të Vërtetë Marko Millaçiq, fitoi mbështetjen e 2.7 %, të qytetarëve, ndërsa kandidatët Vasilije Milliçkoviq dhe Dobrilo Dedeiq, fituan mbështetjen e 0.4% të qytetarëve.