NË PLUS JANË 11 BANKA QË VEPROJNË NË MAL TË ZI

Njëmbëdhjetë banka që veprojnë në Malin e Zi ishin në plus në fund të tremujorit të dytë dhe fitimi i tyre i përgjithshëm arriti në 29.3 milionë euro, që është 14 milionë më mirë se në tre muajt e parë të këtij viti, shkruan Pobjeda. Vetëm Komercijalna Banka kishte një deficit prej 1.54 milionë euro, ndërsa CKB, NLB dhe Erste performuan më së miri. CKB kishte fitimin më të madh prej 9.43 milionë euro, në vendin e dytë është NLB, fitimi i së cilës është 6.93 milionë euro, pastaj pason Erste Banka me një fitim prej 3.8 milion euro në fund të tremujorit të dytë.

SHARE