ISHP: VDESIN 6 PERSONA, 535 RASTE TË REJA

Gjashtë persona të tjerë vdiqën nga efektet e koronavirusit në Mal të Zi. Në 24 orët e fundit, u diagnostikuan 535 raste të reja pozitive – 482 në mesin e qytetarëve dhe 53 në mesin e turistëve që qëndrojnë në territorin e Malit të Zi, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi. Pesë vdekje janë nga Mali i Zi – Ulqini (3), Podgorica (1) dhe Budva (1), ndërsa një vdekje është regjistruar tek një shtetasi i huaj (Serbia). Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 256 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të Covid-19 në Mal të Zi është 4,912, 43 në komunën e Tuzit.

SHARE