BRENDA 24 ORËVE TË FUNDIT REGJISTROHEN 548 RASTE TË REJA, VDESIN 5 PERSONA

Në 24 orët e fundit, u diagnostikuan 548 raste të reja pozitive, 489 në mesin e qytetarëve dhe 59 në mesin e turistëve që qëndrojnë në territorin e Malit të Zi, njoftoi ISHP. Pjesa e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar për dje ishte 14.83%. Po ashtu, në Institut u raportua vdekja e 5 personave nga: Ulqini (3), Tivari (1) dhe Cetija (1), nga të cilët më i riu ishte 56 vjeç dhe më i moshuari 92 vjeç. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin Covid-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,651. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 219 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të Covid-19 në Mal të Zi është 4,639. Vlen të cekët se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja në Tuz, çka e rrit numrin e rasteve aktive në 42.

SHARE