DY PERSONA VDIQËN, 297 RASTE TË REJA

Dy persona të tjerë vdiqën nga efektet e koronavirusit në Mal të Zi, ndërsa u diagnostikuan 297 raste të reja pozitive. 240 ishin mes qytetarëve të Malit të Zi dhe 57 midis turistëve që qëndrojnë në territorin e Malit të Zi, njoftoi ISHP. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 93 pacientëve. Në 24 orët e fundit, janë analizuar 2,951 mostra për koronavirusin e ri, ku numri më i lartë shënohet në Podgoricë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të Covid-19 në Mal të Zi është 4,315, 38 në komunën e Tuzit.

SHARE