KRIVOKAPIQ: LIGJI ËSHTË I LEHTË PËR T’U MIRATUAR, REGJISTRIMI KËRKON KOHË

Kryeministri Zdravko Krivokapiq tha se është më e lehtë të miratohet Ligji për Regjistrimin, por që ka shumë probleme në pjesën organizative dhe personelit. Ai deklaroi se miratimi i ligjit është i lehtë dhe kryerja e regjistrimit, siç shton ai, është një procedurë që kërkon kohë dhe parakushte të shumta. Po ashtu, ai theksoi se statistika e regjstrimit është fatkeqësisht e politizuar. “Regjistrimi kërkon kohë dhe ne nuk duhet të injorojmë faktin se numri i të infektuarve po rritet dita ditës, dhe cila do të jetë situata epidemiologjike,” tha kryeministri, duke shtuar se për shkak të pandemisë, si Serbia ashtu edhe Maqedonia Veriore shtynë regjistrimin. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për themelimin e partisë, të cilën ai e njoftoi më herët, Kryeministri tha se Qeveria nuk është e ngarkuar nga asnjë politikë, përveç politikës publike. “Kjo qeveri do të mbetet eksperte deri në fund. Data e zgjedhjeve është sigurisht kurioziteti dhe pritshmëria e strukturave të caktuara politike. Zgjedhjet në këtë moment, mendoj se nuk i përshtaten qytetarëve të Malit të Zi,” deklaroi kryeministri dhe shtoi se ai nuk është i ngarkuar nga zgjedhjet e parakohshme.

SHARE